Secondary Adv

Gjigandi i naftes dhe gazit raporton fitimet me te larta ne 115 vite

Gjigandi i naftës dhe gazit Shell ka raportuar fitime vjetore rekord pas rritjes së çmimeve vitin e shkuar me nisjen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC.

 

Fitimet për kompaninë arritën në 39.9 miliardë dollarë në vitin 2022, dyfishi i totalit të vitit të kaluar dhe më i larti në historinë e tij 115-vjeçare. Kompanitë e energjisë kanë regjistruar fitime rekord që kur çmimet e naftës dhe gazit u rritën pas pushtimit të Ukrainës.

 

Ndërkohë mbi këto kompani është rritur presioni që të paguajnë më shumë taksa ndërsa familjet luftojnë me faturat e larta.

 

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti afërsisht 128 dollarë për fuçi pas pushtimit, por që atëherë ka rënë përsëri në rreth 83 dollarë.

 

Çmimet e gazit gjithashtu u rritën, por kanë zbritur nga nivelet më të larta./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat